Bekteshi: Sigurohen edhe 8 milionë euro për kredi pa interes për kompanitë

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në rjetin social fejsbuk njofton se janë siguruar edhe 8 milion euro të tjera për kredi pa interes për kompanitë përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut. Nga 29 Prilli, kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme do të mund të aplikojnë për linjën e kredisë KOVID 2.

Marketing

👉Kushtet:
➡️Norma e interesit prej 0% në vit
➡️Periudha e ripagimit deri në 3 vjet me grejs periudhë deri në 12 muaj.
➡️Ме Sigurimi e një kambiali

👉Mund të aplikojnë të gjitha kompanitë nga të gjitha veprimtaritë të cilat:
➡️kanë një rënie të të ardhurave për më shumë se 30% në muajin e fundit, – janë regjistruar për më shumë se gjysmë viti:
➡️Nuk kanë taksa dhe kontribute të papaguara deri më 31.01.2020
➡️nuk janë në proces të falimentimit ose likuidimit;
➡️nuk janë në kategorinë e huamarrësit jashtëzakonisht të rrezikshëm

Marketing