Bekteshi: Subvencionet për efikasitet energjetik do të realizohen vitin e ardhshëm

Të gjitha masat për efikasitet energjetik, përfshirë masën për subvencionimin e dritareve PVC, soba me peletë dhe invertorë dhe masa të tjera do të sigurohen në buxhetin e ardhshëm dhe do të zbatohen vitin e ardhshëm, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i pyetur nëse në buxhetin e vitit 2021 kërkohet kthimi i subvencioneve të shfuqizuara për shkak të situatës me KOVID-19.

Marketing

Sipas Bekteshit, mjetet që u rishpërndanë në programin Kovid janë kërkuar dhe do të fillojnë të realizohen nga viti i ardhshëm.

“Në letrën dërguar Ministrisë së Financave, ne tashmë kemi siguruar mjete për zbatimin e atyre masave, të cilat janë pjesë e programit të sektorit energjetik, përkatësisht programit për efikasitetin e energjisë. Pothuajse të gjitha masat në vitin 2019, në aspektin e efikasitetit të energjisë, do të sigurohen dhe do të fillojnë të zbatohen nga fillimi i vitit të ardhshëm, duke përfshirë masën për të subvencionuar dritaret e PVC, sobat me peleta dhe invertorët dhe masa të tjera”, tha Bekteshi.

Në momentin kur të miratohet buxheti nga ana e Kuvendit, theksoi ai, do të dalim dhe do t’i prezantojmë të gjitha masat.