Bekteshi takohet me ministren e financave të Shqipërisë Anila Denaj: Diskutim mbi temat ekonomike dhe finaciare

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi priti në takim ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë Anila Denaj, përfaqësues të tjerë të kabinetit të ministres Denaj si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Fatos Reka.

Marketing

Gjatë takimit u bisedua për çështje të shumta të cilat janë në interes të dy shteteve siç ishte tërmeti që goditi Shqipërinë në muajin nëntor 2019 , ndihmat nga shtetet fqinje në përballimin e dëmeve nga tërmeti si dhe u diskutua për programet për zhvillim që përdorin të dy shtetet në aspektin ekonomik dhe financiar duke shkëmbyer kështu eksperienca me rezultate pozitive.

Marketing