Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot priti në takim pune ambasadorin e Finlandës z.Pertti Ikonen, me të cilin biseduan lidhur me bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, dhe masat që duhen të ndërmerren në periudhën e ardhshme me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të dyanshëm.

Ambasadori Ikonen me këtë rast informoi Ministrin Bekteshi për interesin e shumë kompanive finlandeze për të bashkëpunuar me kompani nga Maqedonia, me theks të veçantë në fushën e burimeve minerale, ku në mënyrë indirekte janë të angazhuar rreth 50 vetë, falë sistemit dhe teknologjisë së lartë dhe profesionale që kanë.

Ministri Bekteshi gjithashtu u informua edhe me Forumin e paralajmëruar ekonomik që do të mbahet më datë 04.10.2018 nën organizim të Ambasadës së Finlandës dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë me temë “Doing business with Finland” me ç’ rast u ftua të ketë dhe fjalë përshëndetëse, duke shtuar se forumet e këtij niveli janë mënyra më e mirë për njohjen dhe prezantimin e kompanive mes vete.

Ministri Bekteshi nga ana tjetër, informoi bashkëbiseduesin e tij, me trendin ekonomik gjithnjë e në ngritje në vend, rritjen e prodhimit industrial, rritjen e eksporteve të vendit, që ka ndikuar edhe në rritjen e dukshme të Bruto Prodhimit Vendor në kuartalin e dytë dhe kjo falë përcaktimit të kësaj qeverie, për qasje miqësore ndaj të gjitha shteteve që duan të bashkëpunojnë me të.