Pas konkluzioneve nga takimi i sotëm i vendeve të CEFTA-s në Beograd për doganat e Kosovës, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi takim me kolegun e tij kosovar Hasani për të premten, më 27 korrik.

Qeveria e Kosovës dje mori vendim për tërheqje të pjesshme të masës së përkohshme, por me të mbeten të përfshira domatet, specat, mollët, dardhat, kumbullat, mjedrat dhe rrushi.

“Në emër të bashkëpunimit të deritanishëm tregtar të suksesshëm, dhe në përgjithësi, ekonomik me Republikën e Kosovës shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me kolegun e tim kosovar, ndërsa se takimi do të rezultojë me zgjidhje që do të jetë me interes të përbashkët. Jam i bindur se kemi qëllim të përbashkët, ndërsa me këtë lehtësim të tregtisë në Ballkanin Perëndimor, konform rregullave të CEFTA-s marrëveshjes dhe parimeve të tregtisë së lirë”, thotë Bekteshi.

Mes konkluzioneve të takimit të sotëm në Beograd është edhe heqja e të gjitha barrierave të tjera të vendosura nga ana e vendeve anëtare të Marrëveshjes së CEFTA-s, ndërsa ishte potencuar edhe në nevojën e reformave të mëtejshme me CEFTA-n, me qëllim të lehtësimit të mëtejshëm të tregtisë për Ballkanin Perëndimor për çfarë pritet edhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga KE. Për shkak të kësaj, vendet u dakorduan të formohet trup operativ i cili do të punojë në zgjidhjen efikase dhe heqjen e të gjitha barrierave tregtare të cilat do të paraqiteshin në rajon, deri te hyrja në fuqi e Protokollit 7 shtesë të Marrëveshjes së CEFTA-s, e cila parashikon mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve.