Bekteshi, vauçer për 100 mijë qytetarë për pushime në vend

Gjashtë mijë denarë vauçerë për qytetarët me të ardhura nën 15.000 denarë, për të kaluar pushimet në vend.

Marketing

Kjo sipas ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi bëhet me qëllim të mbështetjes së sektorit të turizmit, si kategori më e goditur nga kriza e COVID 19.

Për këtë masë ministria e ekonomisë ka ndarë 10 milion euro me të cilat pritet të mbështeten 100 mijë qytetarë.

“Çdo qytetar i RMV-së i cili është i punësuar dhe ka të ardhura ndër 15 mijë denarë, bazuar në kriteret e parapara me këtë dekret me fuqi ligjore është i kualifikuar me automatizëm që të fitoj kupon të cilin mund të shfrytëzoj për pushimet verore apo pushimet deri në fund të vitit. Paralelisht me kuponin prej 6 mijë denarësh, çdo qytetarë do të përfitoj edhe kartelë pagesore të cilën mundet ta shfrytëzoj për shërbime dhe produkte vendore në RMV” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Për të rritur numrin e vizituesve nëpër destinacionet vendore, ministria e ekonomisë dhe agjencioni për turizëm do të fillojnë edhe fushatën për promovimin e qendrave turistike në RMV.

“Ne do ta vendosim në funksion platformën “Pushime në vend” ku çdo qytetarë do të ketë mundësi që nga drejtpërdrejtë ti marrë edhe ofertat e hoteleve, por njëkohësisht edhe të atyre që ofrojnë akomodime private dhe në këtë mënyrë të mund të bëjnë prenotimet sa i përket pushimeve vjetore” – u shpreh Bekteshi.

Vauçerët do tu ndahen qytetarëve nëpërmjet postave elektronike, bazuar në të dhënat që merr ministria nga DAP-i. Qytetarët do të mund ti përdorin vauçerët prej 15 korrikut deri më 15 dhjetor.

Marketing