Bekteshi: Vazhdojmë me masa për mbështetjen e sektorit turistik

Kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemiaL e KOVID – 19, nga e cila pasoja më të mëdha negative pasoi turizmi, e tregoi rolin e rëndësishëm që sektori i turizmit ka në ekonominë e përgjithshme të vendit, por edhe në jetën e qytetarëve. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë me masat për mbështetjen e sektorit të turizmit për tejkalimin më të shpejtë të krizës, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në sektorin e turizmit në Konferencën me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.

Marketing

“Vitet e fundit, vendi ka treguar rezultate shumë të mira në fushën e turizmit, parashikimet ishin që në vitin 2020 do të arrijmë kulmin në numrin e turistëve dhe bujtjeve por edhe në investime dhe punësim në turizëm, por kriza me pandeminë kontribuoi në mosarritjen e dëshiruar të rezultateve këtë vit, por na bashkoi edhe më shumë në gjetjen e mënyrës më të mirë dhe më efikase për ta kapërcyer këtë krizë së bashku me sa më pak pasoja. Prandaj është mirë të merren vendimet e duhura pikërisht në këtë moment”, tha Bekteshi.

Theksoi se edhe në suaza botërore po flitet për mbështetjen e turizmit ose rifillimin e industrisë së turizmit.

“Në korniza botërore, numri i turistëve ndërkombëtarë ra për 93 për qind në qershor, krahasuar me 2019, dhe sipas botimit të ri të Barometrit Botëror të Turizmit, ardhjet e turistëve ndërkombëtarë ranë me 65 për qind gjatë gjysmës së parë të vitit. Kjo është një rënie e paparë pasi vendet në të gjithë botën i kanë mbyllur kufijtë e tyre dhe kanë vendosur kufizime për udhëtime si përgjigje ndaj pandemisë. Pasojat i ndjejmë edhe ne, pikërisht duke u nisur nga këta tregues si Qeveri ndër masat e para të miratuara, industria e turizmit kishte përparësi së bashku me sektorin e hotelierisë dhe transportit”, tha Bekteshi.

Ministri theksoi se për momentin jemi në një situatë për të ecur përpara dhe për këtë, siç tha ai, është shumë e rëndësishme që të gjithë hapat që do të ndërmerren të jenë në koordinim me bashkësinë e biznesit.

“Suksesi i kësaj industrie kontribuon në suksesin e ekonomisë së vendit në tërësi. Ministria e Ekonomisë, për nder të kësaj dite, vazhdon me traditën tashmë të krijuar për të mbledhur të gjithë aktorët në një vend, këtë vit ne e anashkaluam momentin për dhënien e mirënjohjeve, por këtë mundësi e shfrytëzojmë për t’u treguar të gjithë aktorëve se në këto momente të vështira ne jemi së bashku, sepse vetëm kështu mund ta kapërcejmë këtë krizë. Sot jemi këtu për të shënuar këtë ngjarje, e cila mbahet nën moton globale “Turizmi rural” dhe për të shënuar të gjitha ato mundësi të shumta të vogla që e bëjnë turizmin një nga degët prioritare në vend”, shpjegoi Bekteshi.

Në Konferencën e Turizmit të titulluar “Strategjia e eksportit për vlerë më të madhe të shtuar të turizmit si një sfidë e epokës së re”, përfaqësuesit e industrisë së turizmit, universiteteve dhe institucioneve përkatëse debatuan mbi mënyrën se si do të funksionojë turizmi dhe hoteleria në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020, cilat janë pasojat e KOVID -19, si dhe për reformat në turizëm si një parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe vlerë më të madhe të shtuar në sektor si një industri eksporti, e shkaktuar nga pandemia globale.