Bekteshi:Shpallet thirrja publike për subvencione për integrimin e sistemit për gaz në automjete, qytetarët do të mund të kthejnë 50% të shpenzimeve deri në 18.000 denarë

Të gjithë qytetarët të cilët nga sot do blejnë apo integrojnë sistem të këtillë në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën për subvencionimin e 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 18.000 denarë, konkretisht 300 euro.
Këtë e parasheh masa e re e Qeverisë për subvencionimin e qytetarëve të cilët do vendosin sistem të këtillë në automjetet e tyre. Këtë masë sot e shpalosi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ministri informoi se sipas thirrjes publike e cila është shpallur që nga dita e djeshme, qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë duke filluar prej sot.
„Si një ndër masat për luftimin e ndotjes së ajrit që vjen nga ana e automjeteve, siç kam njoftuar edhe gjatë stinës së verës kur ishte sjell Ligji për automjete është subvencionimi i qytetarëve të cilët do të integrojnë sistem të gazit ose metanit apo ndonjë lloj tjetër të karburantit për automjete. Me rebalansin e buxhetit që u miratua në Kuvend muajin e kaluar për këtë qëllim janë ndarë 15 milionë denarë.
Pas miratimit të rebalancit të buxhetit, Ministria e Ekonomisë në periudhën më të shkurtë të mundshme ka përgatitur Programin për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për integrimin e sistemit për gaz, metan ose ndonjë llojë tjetër alternative për makinat.

Marketing
Marketing