Bekteshi:Vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë për një jetë më të mirë për qytetarët

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e Resurseve Energjetike të Maqedonisë (REM), Bajram Rexhepi sot shpallën thirrjen publike për zgjedhjen e partnerit privat për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në vend. Sipas parashikimeve, kompania pritet të zgjidhet deri në fund të vitit dhe brenda katër viteve duhet të sigurojë gaz për amvisëritë.
Investimi i përgjithshëm i këtij projekti është rreth 300 milionë euro. Vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë për një jetë më të mirë për qytetarët-thotë Bekteshi.

Marketing