Bela godet Selën dhe Kasamin: Nxorrët një kandidat që 17 vite ka pirë nga gjiri i BDI-së

Valon Bela njëherit edhe një ndër kritikuesit më të mdhej të opozitës shqiptare thotë se lideri i ASh-së, Ziadin Sela dhe ai i Besës Bilall Kasami po mundohen të imitojnë Menduh Thaçin duke nxjerrë kandidat shqiptarë për president, por ata kanë harruar se Blerim Reka 17 vite ka qenë në BDI dhe ka pirë gji nga BDI-ja.

Marketing

“S’mund të themi se Sela & Kasami po imitojnë Menduhin dhe PDSH-në sepse edhe Menduh Thaçi nxjerrte kandidat shqiptar, por ndryshe nga Sela e Kasami, ai e nxirte nga të tijët.

Këta tjerët shkuan dhe e nxorën një kandidat që 17 vite kishte pirë nga gjiri i BDI-së.

Pra, Menduhi kishte paksa origjinalitet në veprimet e tij politike ndërsa këta tjerët, ndoshta nga humbja në zgjedhjeve lokale edhe nëpër qytetet e tyre (si liderë të partive), nuk po dijnë të ofrohen as me ide, vizion dhe as me alternativë !

Dhe nëse dy parti opozitare nuk kanë një kandidatë brenda vetes të denjë për t’a paraqitur atë si ofertë serioze atëherë mozo ma keq !

Zgjedhjet po afrohen …” ka shkruar Bela, përcjell TS

Ndryshe në garën për president të Maqedonisë së Veriut janë Stevo Pendarovski nga partitë e pushtetit LSDM, BDI, Aleternatia dhe PDSH-ja, Gordana Sinjallovska nga VMRO-ja dhe Blerim Reka i pavarur me përkrahje nga ASH-ja e Selës dhe BESA e Kasamit.

Marketing