Belgjika demolon Islandën, Anglia barazon me Danimarkën

Belgjika ka arritur fitore bindëse ndaj Islandës duke e mposhtur me rezultat 5:1, në kuadër të grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Marketing

Belgët u befasuan pasi mysafirët realizuan të parët me anë të Fridjonsson (11’).

Por më pas gjithçka ndryshoi, pasi skuadra e Robert Martinez realizoi pesë here.

Axel Witsel (13’), Michy Batshuayi (17’ 69’), Dries Mertens (50’) dhe Doku (80’) shënuan për vendasit.

Belgjika blindon vendin e parë me gjashtë pike, ndërsa Islanda pas dy ndeshje nuk ka asnjë pike.

Ndërkohë, Anglia ka barazuar pa gola ndaj Danimarkës – duke marrë vetëm katër pikë nga dy ndeshje.

Danezët mbajnë vendin e tretë me një pikë pas dy ndeshjeve.

Marketing