Belgjika e frikshme, kualifikohet në mesin e 16 më të mirave në Rusi

Belgjika ka regjistruar një tjetër fitore në Rusi, duke e mposhtur 5-2 Tunizinë.

Marketing

8 gola në dy takime, Belgjika deri më tani duket skuadra që po bind më së shumti në Rusi. Të besuarit e Roberto Martinez tashmë janë kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës, pas fitores 5-2 kundër Tunizisë.

Eden Hazard 6’ dhe 51’, Romelu Lukaku 16’ e 45’ si dhe Michy Batshuayi 90’, shënuan për fitoren e madhe të Belgjikës, kurse goliat e nderit për Belgjikën i shënuan Dylan Bronn 18’ dhe Wahbi Khazri 93′.

Belgjika tani është e para në Grupin G me gjashtë pikë, tri më shumë se Anglia që nesër luan me Panamanë dhe në rast fitoreje, do të shkojë gjithashtu në kuotën e 6 pikëve dhe do të luftojë me të besuarit e Martinezit për pozitën e parë.