Belgjika e shkatërron San Marinon

Edhe matematikisht Belgjika tashmë është kualifikuar në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2020.
Skuadra e Roberto Martinez e mposhti 9-0 San Marinon për të siguruar biletën për “Euro 2020”.

Marketing

Romelu Lukaku la gjurmë në këtë ndeshje, me dy gola në minutat 28’ dhe 41’, derisa asistoi edhe për golin e realizuan nga Chadli (31’).
Alderweireld (43’) dhe Tielemans (45’) shënuan për rezultatin e pjesës së parë, 6-0.

Në pjesën e dytë, golat i gjetën edhe Christian Benteke, që shënoi për 7-0 në minutën e 79’, Verschaeren Y për 8-0 në minutën e 83-të dhe Castagne për 9-0 në minutën e 90’.
Eden Hazard luajti 63 minuta, nuk shënoi asnjë gol, por dhuroi dy asistime. /Gazeta Express/

Marketing