Belgjika është bërë shteti i parë që i dha titullin kampion një skuadre në tavolinë, pas situatës së koronavirusit. Club Brugge është shpallur kampion pasi që ishte lidere në ligë.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi nga UEFA. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka thënë se vendimi ishte i ngutshëm.

“Ne jemi të sigurt se futbolli mund të rifillojë në muajt e ardhshëm. Vendimi i parakohshëm nga Belgjika është i paarsyeshëm. Ju mund të luani në korrik apo në gusht, për këtë na duhet një menaxhim i përbashkët me UEFA-n” thuhet në reagimin e shtëpisë së futbollit evropian.