Belgjika kualifikohet në fazën e eliminimit direkt, mposht Danimarkën

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Kombëtares së Danimarkës.

Marketing

Belgjika ia doli të fitojë me rezultat 1 – 2.

Ishte Danimarka që kaloi për herë të parë në epërsi përmes Yussuf Poulsen që u asistua nga Hojbjerg (2′)

Ky gol gjithashtu ishte goli i dytë më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.Danimarka kishte raste edhe disa raste të arta, por nuk i konkretizuan, andaj pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 – 0.

Më hyrjen e Kevin de Bruyne në lojë ndryshoi gjithçka për Belgjikën.Një super aksion që nisi nga Lukaku, asistoi De Bruyne dhe Thorgan Hazard nga afërsia shënoi për të barazuar rezultatin (55′)

Tutje, De Bruyne realizoi supergol nga distanca pas asistimit të Eden Hazard për t’i dhënë fitoren Belgjikës (70′) – VIDEO.Danimarka provoi të gjente golin duke rrezikuar me Martin Braithwaite që goditi shtyllën, por ishin të pasuksesshëm.

Kësisoj, Belgjika kualifikohet në fazën e eliminimit direkt me gjashtë pikë të tubuara në dy ndeshjet e para, derisa Danimarka mbetet pa pikë në fund të tabelës.

Marketing