Belgjika me super yje në shtëpi, Zvicra në play-off

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të mposht Belgjikën me rezultat 5-2 pas një ndeshje tejet intensive me kthim të rezultatit.

Marketing

Fillimisht në minutën e dytë Thorgan Hazard shënoi për të kaluar Belgjikën në epërsi. Po i njëjti lojtar në minutën e 17-të arriti të dyfishoj epërsinë.

Reagimi i zviceraneve nuk vonoi kur në minutën e 26-të Rodriguez ngushtoj rezultatin nga pika e bardhë.
Pesë minuta më vonë në 31-të Seferovic arriti të barazoj rezultatin në 2-2 pas një asistimi të Shaqirit.
Kurse në minutën e 44-të përsëri sulmuesi Seferovic shënoi për ta kaluar në epërsi Zvicrën.

Në minutën e 62-të Nico Elvedi shfrytëzoj për mrekulli krosimin e Xherdan Shaqirit për të ngritur epërsinë në 4-2.
Spektaklin e golave e mbylli Seferovic në minutën e 84-të, ku dhe kompletoi hat-trickun e tij.

Me këtë fitore Zvicra zbarkon në play-offin e ligës A ndërsa Belgjika duhet të mbetet e kënaqur me vendin e dytë në grup.
Gjithësej 9 pik ka grumbulluar Zvicra në grupin e dytë të ligës A, njëlloj edhe Belgjika por gol-diferenca është në anën e zviceraneve.

Marketing