Belgjika nuk fal as Kazakistanin, arrihet fitorja e 8 radhazi

Belgjika nuk njeh rezultat veç fitoreve në këto eleminatore. Skuadra belge pas fitoren 0-9 ndaj San Marinos, ka fituar edhe ditën e sotme ndaj Kazakistanit. Belgët kanë fituar me rezultatin 0-2 me golat e Batshuait dhe Meunier.

Marketing

Në pjesën e parë ishte sulmuesi Batshuai që shënoi golin e parë në minutën e 21-të, ndërsa në të dytën Meunier shënoi golin e dytë në minutën e 53-të. Kjo ishte fitorja e 8 radhazi në 8 ndeshje dhe tashme kualifikimi në Euro 2020 është arritur zyrtarisht që në ndeshjen e kaluar.