Belgjika rihap kufijtë për udhëtimet jothelbësore

Belgjika, ku kalimi i kufijve për një qëndrim turistik ose ndonjë arsye tjetër jothelbësore ishte e ndaluar që nga fundi i janarit për shkak të pandemisë, ka vendosur ta riktheje këtë mundësi nga e hëna, njoftoi sot kryeministri belg Alexander De Croo.

“Tani e tutje do të jenë të mundura lëvizjet nëpër BE, por udhëtarët belgë do t’i nënshtrohen një monitorimi shumë të rreptë në kthim”, tha De Croo.

“Për udhëtimet jashtë BE-së, rregullat europiane mbeten në fuqi”, shtoi kryeministri, raporton ATSh.

Marketing

Data e së hënës, 19 prill, korrespondon me fillimin e vitit shkollor pas pushimeve të Pashkës, për të cilat qeveria belge dëshironte, ashtu si në shkurt, të shmangte sa më shumë të ishte e mundur udhëtimin e popullsisë së saj jashtë vendit.

Heqja e ndalimit pritej veçanërisht nga sektorët e transportit ajror dhe agjencitë e udhëtimit, të prekura rëndë nga pandemia

Marketing