Bella Hadid shfaq barkun e tonifikuar derisa merr vëmendje me kombinimin e veshjes

14:05 | 19 Prill 2021

© PapCulture/Notorius/P.A.P/GG/BACKGRID

Marketing

Ajo është e njohur si një nga emrat më të komentuar në fushën e modelimit.

Dhe Bella Hadid, dukej e mrekullueshme në një paraqitje në New York City, transmeton lajmi.net.

Modelja palestinezo-holandeze u pa duke dalë nga një hotel në një bluzë të zezë dhe pantallona të gjera me stil dhe atlete Adidas.

Ajo bëri një dalje me një xhaketë prej gëzofi të zbukuruar me lesh që e mbante të izoluar kornizën e saj të hollë.

Modelja kishte edhe një palë syze dielli  në majë të flokëve të saj të shkurtra kafe dhe u sigurua që të vazhdonte të mbronte veten me një maskë të zezë për fytyrën.

Ndërsa karriera e saj e ka shtyrë atë të drejtohet në të gjithë botën për fushata të ndryshme është  siguruar çdoherë nga COVID-19 duke mbajtur maskën.

Theksojmë se, Hadid ka luftuar me sëmundjen Lyme që nga diagnoza e saj në vitin 2012 së bashku me nënën e saj Yolanda dhe vëllain Anwar.

Dhe i dashuri i Dua Lipa kishte shprehur në mënyrë famëkeqe hezitim drejt marrjes së vaksinës për shkak të mungesës së imunitetit, duke hedhur poshtë se ai nuk ishte ‘anti vax’.

Bella kohët e fundit modeloi në pasarela për Michael Kors dhe Mugler gjithashtu u emërua fytyra e fushatës së fundit të kapsulës së markës Fendi me bazë në Romë./Lajmi.net/

Marketing