Bella Hadid vishet nga stilistja shqiptare në “MTV VMA”

Bella Hadid ka dy fjalë për stilisten shqiptare, e cila e veshi atë në “MTV Video Music Awards”.

Emrat e njohur nga e gjithë bota, zgjedhin shumë shpesh kreatorët shqiptarë për eventet prestigjioze, shkruan lajmi.net.

Marketing

Së fundi, ishte modelja Bella Hadid ajo e cila mori vëmendje me paraqitjen në “MTV Video Music Awards”.

Ajo ishte veshur e tëra në të zeza, me pantallona dhe një bluzë transparente, veshje e cila ia vinte në pah fizikun asaj.

Për këtë paraqitje të Bellës, u kujdes stilistja shqiptare Nensi Dojaka, të cilën modelja e falënderoi publikisht përmes një postimi.

“E veshur nga një dizajnere e re,  shumë e talentuar Nensi”, janë fjalët e Bellës, kurse Nensi shkroi “Bella Hadid mi bëri ëndrrat realitet. Tejet mirënjohëse”.

https://www.instagram.com/p/CEkYWYngD9b/?utm_source=ig_embed

Marketing