Bëni pjesë tek çiftet që zihen? Si të ndaloni grindjet dhe të rigjeni rrugën e dashurisë

Të gjitha çiftet zihen, por mënyra se si konfliktohen mund të forcojë apo shkatërrojë marrëdhënien e tyre. Ekspertët e martesave dhe marrëdhënieve bien dakord që debatet janë normale në një marrëdhënie, për sa kohë ndodhin siç duhet. Por atëherë për se zihen çiftet?

Marketing

Disa çifte janë vërtet të zotët në zënka. Pjesa më e madhe e njerëzve në fakt, ka disa zakone të vogla që i bëjnë shumë të dëmshme diskutimet.

Këshilla për çiftet që zihen shumë

Merrni një moment pushimi

Çiftet që debatojnë në mënyrë productive, tentojnë të jenë të ndërgjegjshëm në vetvete. E dinë që nuk vjen asgjë e mirë nga një reagim i menjëhershëm. Kështu, bëjnë një hap pas para se të përgjigjen.
Flisni me radhë (mos ulërisni)

Çiftet që kanë mësuar artin e të debatuarit i marrin gjërat me qetësi duke përballuar bisedat e vështira me një ton të butë dhe të vendosur. E lejojnë personin përballë të flaës ndërsa tjetri dëgjon.

Jini të ndërgjegjshëm për sinjalet tuaja joverbale

Vendosni rregulla bazë

Vendosni disa rregulla bazë që nga fillimi për të shmangur disa fraza të forta ose fjalë për të cilat do të pendoheni që i keni thënë.

Momenti i duhur
Përballuni me problemet sapo të shfaqen. Ndonjëherë na bezdisim dhe i lëmë të grumbullohen brenda nesh. Sa më shumë të kalojnë ditët, apo javët, aq më shumë karikohemi emocionalisht rreth atij problemi.

Mos harroni kurrë që jeni një ekip
Edhe gjatë grindjeve më të forta, çiftet e shëndetshme, nuk harrojnë kurrë se janë një ekip. Partneri juaj është në anën tuaj. Mos e hiqni nga mendja këtë.

Një mundësi për të mësuar
Merrini debatet si një mundësi për të mësuar. Do të përjetoni një dimension të ri të vetvetes dhe partnerit. Nxjerrja e informacioneve dhe njohurive nga një debat do t`ju ndihmojë të dyve të rriteni.

Gjeni humorin
Përpiquni të relaksoheni duke adoptuar një të menduar më të shpenguar ndaj problemit. Një gjendje e mirë shpirtërore është ilaç për çdo situatë.

Kontakt viziv/prekje
Prekja mund të iniciojë një debat të mirë ndërsa kontakti viziv i bën me dije partnerit që je aty dhe po e dëgjon.

Marketing