Benzema pranë rinovimit me Real Madridin

22:19 | 19 Prill 2021

Marketing

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema në fund të edicionit pritet të rinovojë kontratën.

Sipas Marca, francezi është shumë afër që të nënshkruajë me “Los Blancos” edhe për dy vite, transmeton lajmi.net.

Benzema ka shënuar 25 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat dhe është zëvendëskapiten i Zinedine Zidanes te “Galaktikët”.

Forma dhe paraqitjet shumë të mira ka bërë që Reali të mos mendojë ta largojë në verë, përkundrazi të nënshkruajë rinovimin.

Benzema është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009./Lajmi.net/

Marketing