Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq ka njoftuar se sapo është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në kryeqytetin e Serbisë.

Marketing

Ai tha se kjo vjen për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike të shkaktuar nga Covid-19.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë njoftoi për disa nga masat që kanë nisur të zbatohen nga sot. Klubet e natës do të mbyllen për dy javë – nga 11 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Marketing