Beqiri: Kam një porosi për rininë e ‘Aleancës për Shqiptarët’

Fuat Beqiri, djali i dëshmorit të kombit Abaz Beqiri në një status të tij në rrjetin social Facebook,ka dërguar një porosi për rinin e ‘Aleancës për Shqiptarët’. Ja postimi i tij:

Marketing

‘Unë djali i një mërgimtari që erdh nga EUROPA, për tu bërë ‘njeri i malit’ e më pas dhe dëshmorë i UÇK-së, kam një porosi për rininë e ALEANCËS:
Fal gjakut të babës tim dëshmorë,sot ne që ishim pa të drejta për tu arsimuar në gjuhën amtare kemi 2 Universitete Shtetërore në gjuhën shqipe,përdorim flamurin kombëtarë kudo që e kërkon nevoja,falë gjakut të ‘njerëzve nga mali’ sot kemi Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, sot Shqiptarët udhëheqin me një nga tre postet kryesore në shtet atë të KUVENDIT. A thua ju që sot shisni patriotizëm të rrejshëm, e pyesni veten: gjatë vitit 2001 nga sa vjet i kishin padronët tuaj dhe ku ishin aso kohe dhe pse nuk ishin atje ku ishte Ali Ahmeti me shokë?-shkruan Beqiri .

Marketing