Berat/ Gjendet në lumë trupi i dekompozuar i 48-vjeçare

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në sot në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit në qarkun e Beratit.

Marketing

Kanë qënë fermerët e fshatit Sheq-Gajdë, ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore, kanë parë në lumë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje dhe nxjerrjes së kufomës, ëhstë vënë re se ajo ka qenë e dekompozuar. Kufoma e është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Burime nga morgu i spitalit për BW, kanë bërë me dije se në trupin e gruas nuk kishte shenja dhune dhe paraparikisht mendohet se është mbytur. Të njëjtat burime konfirmojnë se trupi është i dekompozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë.

Në morgun e Spitalit Rajonal Berat ka mbërritur bashkëshorti i gruas, që ka bërë edhe identifikimin e kufomës. Gruaja është , 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë, e martuar dhe me 2 fëmijë.

Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore, është dëshmuar nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici.

Bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët, pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë.

Marketing