Bëri shqiponjën dykrerëshe, Zvicra ia përfundoi karrierën ushtarake kosovares (FOTO)

Një fotografi e Jetmira Avdilit e cila një kohë shërbeu si oficere në Zvicer, i kushtoi asaj me humbje të karrierës ushtarake.

Marketing

 

Ajo dikur ishte ushtare zvicerane e aeroportit por shqiponja dykrerëshe bëri që gjithçka të ndryshonte kur u fotografua në 2013 bashkë me ushtarë të tjerë, njofton Klan Kosova.

“Në atë kohë, qëllimi im ishte që t’i shërbeja Ushtrisë Zvicerane në Kosovë. Por unë u refuzova. Arsyeja e dhënë ishte çështja e shqiponjës dykrerëshe. Unë do të kisha qenë e përsosur!”, thotë ajo.

Por, kosovarja 24 vjeçare prapë me simbolin e shqiponjës dhe me një uniformë ushtarake të Ushtrisë së Kosovës, më 14 dhjetor uroi kosovarët për këtë hap historik, derisa vepra e saj ka bërë që ajo të pranojë mjaft kritika madje duke e konsideruar tradhtare, njofton Klan Kosova. Në një prononcim të saj për gazeten zvicerane Blick, Avdili ka sqaruar se uniforma e saj me të cilën gjendet në fotografi, është një kombinim i dizajnuar nga vet ajo por nuk do të thotë se ka tradhtuar Zvicrën.

”Ushtria e Kosovës është për të gjithë. Kam kombinuar uniformën ushtarake amerikane duke i vendosur edhe emblemën e FSK-së, ndërsa shqiponjën e bëra për shkak të origjinës”, shprehet ajo. ”Tradhtia do të ishte nëse bashkohesha me të vërtetë në ushtrinë e Kosovës. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë! Në fund të fundit, unë shërbeva në ushtrinë zvicerane dhe erdha në këtë botë këtu, linda në Zvicër!”, thekson ajo. Më tej ajo ka potencuar se ndihet zvicerane dhe kurrë nuk do të luftonte për ndonjë shtet tjetër.