“Tuttomercatoweb” ka publikuar listën e 100 lojtarët më të mirë të Serie A për këtë sezon. Gjithçka bazohet në mesataren e notave të marra nga vetë lojtarët gjatë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa këto të fundit duhet të jenë të paktën 16. Lista kryesohet nga Imobile, ndërsa vend në të gjejnë edhe 3 lojtarë të kombëtares së Shqipërisë.

Ai që renditet më lart prej tyre është Etrit Berisha, që mban vendin e 15, me një notë mesatare 6.44. Teksa në TOP 100 shihet edhe emri i Strakoshës, që renditet i 56-i me një mesatare 6.21.

I fundit nga shqiptarët që e gjen veten më listën e “Tuttomercatoëeb” është talenti që ka rënë në radarët e klubeve të mëdha italiane e europiane, Marash Kumbulla. Vendi i 75-të i takon mbojtësit të Veronës, që ka një notë mesatare 6.17.