Berisha: Votoni me 30 shtator për të ardhmen tuaj

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dy ditë para votimit të Referendumit në Maqedoni ka dhënë një apel për shqiptarët e Maqedonisë duke ju bërë thirrje që të dalin e të votojnë për të ardhmen e tyre.

Marketing

“Një ngjarje historike për Maqedoninë e Veriut!

Te dashur miq, te dielën qytetaret e Maqedonisë se Veriut do votojnë ne një referendum popullor për emrin e ri te vendit tyre, por ne fakt mbi te gjitha votojnë për te ardhmen e tyre europiane dhe euro-atllantike.

Me ketë rast u bej thirrje qytetareve me origjine shqiptare te Maqedonisë se Veriut, te marrin pjese dhe te votojnë PRO ne ketë referendum, si një shans i vertet historik për te firmosur me votën e tyre për te ardhmen me te shkëlqyer për veten, fëmijët dhe te vendit te tyre, anëtarësimin ne NATO dhe Bashkimin Europian!” ka shkruar Berisha

Ndryshe për daljen sa ma masovike kanë bërë thirrje të gjithë liderët e rajonit, Evropës dhe nga SHBA-ja .

Marketing