Berlin, 38% e gjermanëve duan largimin e Merkelit

BERLIN, GERMANY - JULY 05: German Chancellor Angela Merkel and Hungarian Prime Minister Viktor Orban (not pictured) speak to the media following talks at the Chancellery on July 5, 2018 in Berlin, Germany. Germany recently reached a compromise within its government over migration policy. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Të paktën 38% e qytetarëve gjermanë do të donin që Angela Merkel të largohej nga posti i kancelares përpara mbarimit të mandatit të saj, në vitin 2021.

Marketing

Sipas një sondazhi nga instituti ”YouGov”, për llogari të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, dhe i publikuar sot, 43% mendojnë se Merkel duhet të rrijë në post deri në zgjedhjet e ardhshme federale, ndërkohë që 18% nuk janë të vendosur.

Merkel hoqi dorë nga posti i shefes së Unionit Kristian-demokrat (CDU) në fillim të dhjetorit, pas 18 viteve në krye të kësaj partie.

Ajo u zëvendësua nga sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Pas largimit nga kreu i partisë, Merkel tha se do të dëshironte të qëndronte në krye të kancelarisë deri në përfundim të mandatit.

Merkel mund të largohet nga kancelaria në rast të ndryshimit të koalicionit ose në rast zgjedhjesh të parakohshme, pas humbjes së një votëbesimi në Bundestag.

Marketing