Bërnabiç: Nuk i besohet Haradinajt

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i është përgjigjur deklaratave të fundit nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Marketing

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar sot se shpreson se taksa ndaj mallrave serbe në Kosovë së shpejti do të hiqet.

Por, ajo është ankuar se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me asnjë veprim të deritashëm nuk i ka dhënë arsye që t’i besojë se do ta mbajë ndonjë premtim.

Ajo u përgjigj ndaj deklaratave të fundit të Haradinajt se është i gatshëm ta vendos në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës temën e heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, nëse vjen si propozim nga ndonjëri prej ministrave.

Bërnabiq u paraqit në promovimin e kampanjës “E ardhmja e Serbisë” e udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marketing