Bërnabiq e quan politik vendimin për mos ekstradimin e Morinës në Serbi

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq deklaroi sot në Shkup se refuzimi i autoriteteve maqedonase për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Beograd është kryesisht vendim politik.

Marketing

“Për ne, ky është një vendim politik që ndërhyn drejtpërdrejt me ligjin,” tha Brnabiq në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.
E pyetur nëse kishte biseda për ekstradimin e Morinës në takimin me homologun e saj maqedonas, Brnabiq tha se ata folën hapur për të gjitha temat dhe se ekstradimi i Morinës ishte çështje e gjyqësorit.

Brnabiq deklaroi se nuk mendon se Zaev mund të ndikojë në këtë mënyrë, pasi as ajo nuk mund të ndikojë në vendimet e gjykatës në Serbi.

Në të njëjtën pyetje Zaev u përgjigj se ishte një vendim i autoriteteve gjyqësore dhe se vendime të tilla ishin marrë jashtë çdo ndikimi politik.

Marketing