Bërnabiq i flet Borellit për Pavarësinë e Kosovës, dialogun dhe taksën

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u takua me Josep Borrellin, ministër i Jashtëm i Spanjës, gjatë një vizite njëditore në këtë shtet. Temat kryesore të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, integrimi evropian i Serbisë dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.

Marketing

Shefja e ekzekutivit serb i tha RTS-së se kishin diskutuar se si kryediplomati spanjoll do të përfaqësonte qëndrimin e vendit të tij për siç tha “çështjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, dhe kur do të bëhet është Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, ai do të përfaqësojë pikëpamjet e bllokut”.

“Qëndrimi i BE-së për pavarësinë e Kosovës është neutral. Ata nuk kanë qëndrim sepse nuk ka konsensus. Ka vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe ato që nuk e kanë njohur”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Bërnabiq thekson se tërhoqi vëmendjen e Borellit për dy gjëra të rëndësishme. E para sipas saj “është marrëveshja e Brukselit, i cili është nënshkruar nga BE-ja dhe nuk zbatohet nga Prishtina gjashtë vjet pas nënshkrimit të saj”.

Gjëja tjetër që ajo thekson se i tha kryediplomatit spanjoll është taksa e vendosur nga autoritetet kosovare, që është shkelje e drejtpërdrejtë e MSA-së. Ajo pyeti se çfarë do të bënte Komisioni i ri Evropian në lidhje me këtë.

Josep Borell do të jetë në krye të diplomacisë evropiane që nga tetori. Kjo do të thotë që në vend të Federica Mogherinit, ai do të ndërmjetësojë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen.

Marketing