Bernard Challandes sërish në krye të Kombëtares së Kosovës

Bernard Challandes do jetë në krye të Kombëtares së Kosovës deri në vitin 2022.

Marketing

Ai këtë lajm e bëri të ditur vetë përmes një postimi, njofton Klan Kosova.

Marrëveshja e re është arritur sot në takimin që pari me presidentin Agim Ademi dhe me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu.

Ndërkaq, Federata e Futbollit të Kosovës thotë se rinovimi i kontratës është rezultat i punës së mirë të zviceranit me futbollistët kosovarë.

“Deri te marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018-2020, derisa me punën e trajnerit zviceran kanë qenë të kënaqur të gjithë. Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja.
Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja.

Marketing