Bernardin Jakaj vs Mitiç në Vjenë

Boksieri me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Austri, Bernardin Jakaj, do të ngjitet sërish në ring edhe atë më 21 shtator në Vijen, kurse kundërshtari i tij do jetë serbi me përvojë, Slavoljub Mitic, I cili deri tani ka 20 ndeshje, ku prej tyre 10 fitore dhe 10 humbje. Jakaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se ndihet mirë dhe se do të jep maksimumin për triumfin e radhës.

Marketing

“Përgatitjet po shkojnë sipas plan programit të stafit tim dhe kanë mbetur vetëm edhe 3 javë deri tek ndeshja ime, që kësaj radhe do ta kem më një serb i cili ka përvojën e nevojshme sepse ka 20 ndeshje në boksin profesionist. Mirëpo kjo mua aspak nuk më intereson sepse do të futem në ring për të shënuar fitoren e 8 në karrierën time. Besoj se do të kem mbështetjen e duhur edhe nga fansat e mi”, tha Jakaj.

Nëse dëshironi që ti përcillni gjithnjë rezultatet dhe të rejat e sportistëve shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar atëherë ju lutemi pëlqe më poshtë linkun e faqes së specializuar enkas për sporte luftarake “ArenaRing” por edhe të Shpërndani 👇
https://www.facebook.com/ArenaRing1/

Marketing