Bërns: Do ta përforcojmë partneritetin me Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja e SHBA-së Këjt Bërns dhe kryeministri Zaev shënuan së bashku ditën e fitores ndaj fashizmit. Në fshatin Vratnicë të Tetovës, ata u përkulën para shtatores për nder të pesë pilotëve amerikan, avioni i të cilëve ishte rrëzuar në vitin 1944 në këtë vend nga fuqitë okupatore në territorin e Maqedonisë së asaj kohe. Banorët e fshatit Vratnicë në atë kohë kishin arritur të shpëtojnë tre anëtarë të ekuipazhit. Kryeministri Zaev tha se aksioni shpëtues i popullatës lokale është ngjarje e çmuar. Edhe ambasadorja Bërns foli për gjestin human që para disa viteve e kanë kryer banorët e këtij vendi, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy shteteve vazhdon.

Marketing

Së bashku do t’i rindërtojmë ekonomitë tona, do t’i ringjallim partneritetet tona dhe do të mësojmë nga tragjedia, ashtu siç i përdorëm tmerret e Luftës së Dytë Botërore për të ndërtuar një rend të ri nga rrënojat e Evropës. Ky rend shërben si një gur themeli i stabilitetit dhe prosperitetit për këtë kontinent, i cili mbetet një partner i qëndrueshëm për Shtetet e Bashkuara. Më e rëndësishmja, bazohet në unitet, bashkëpunim dhe besim të ndërsjellë”, tha Kejt Bërnz, ambasadore e SHBA-së në RMV. Alsat.mk

Marketing