Duhet të jemi real. Atë që shteti e bënte dhjetë vitet e fundit nuk ishte mirë. Asnjëherë nuk do të ketë konkurrencë me subvencione. Subvencionet e tërheqin ekonominë teposhtë. Konkurrenca fillon të zhvillohet kur biznesi qëndron në baza të shëndosha, porositi sot Nikolla Bertolini nga Delegacioni i BE-së në Shkup në ngjarjen përfundimtare për projektin Revizion i politikës industriale.

Bertolini theksoi se një ndër problemet më të mëdha me të cilat po përballet ekonomia e Maqedonisë është mungesa e kuadrit përkatës të ri dhe të edukuar.

Lidhur me të a.q. Strategji induatriale që ka dalë nga projekti, Bertolini përmendi se paraqet vetëm bazë fillimi – vegël, e jo rezultat.

“Është lehtë të sillet strategji dhe të vendoset në raft. Shpresoj se këtë herë nuk do të jetë kështu, sepse nuk ka kohë për humbje. Duhet të ndërmerren aktivitete konkrete. Ne jemi këtu t’u ndihmojnë, na keni mbështetje”, theksoi Bertolini.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin potencoi se Maqedonia, si kandidat për anëtare të BE-së dhe të NATO-s, duhet t’i drejtojë politikat drejt krijimit të ekonomisë konkurruese.

“Industria përpunuese është me rëndësi të madhe. Merr pjesë me 12.2 për qind në TVSH dhe me 10 për në numrin e kompanive aktive, derisa pjesa më e madhe nga eksporti, 87 për qind, e krijojnë pikërisht bizneset nga industria”, theksoi Bekteshi.

Edhe Sofçe Jovanovska, këshilltare në Kabinetin e zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, nënvizoi se nëse kompanitë e Maqedonisë dëshirojnë të sigurojnë rritje, duhet të eksportojnë.

Projekti “Revizioni i politikës industriale” është zbatuar një vit me mbështetje të BE-së.