BERZH parashikon rënie të BPV-së së Maqedonisë prej pesë për qind deri vitin e ardhshëm

Rënie prej pesë për qind e ekonomisë së Maqedonisë këtë vit dhe rritje prej tre për qind vitin e ardhshëm, parashikon Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim në parashikimin e publikuar makroekonomik vjeshtor të sotëm.

Marketing

“Sipas parashikimeve tona, këtë vit do të ketë një rënie të BPV-së prej pesë për qind dhe rritje prej tre përqind vitin e ardhshëm, e cila është e ngjashme me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, si dhe ato me baza industriale në Evropën Qendrore dhe Lindore. Pas rritjes me pothuajse zero për qind (0.2%) në tremujorin e parë, BPV u ulë me gati 13 për qind (-12.7%) në tremujorin e dytë, që do të thotë se kishte çrregullime të mëdha në ekonomi, përmes uljes të konsiderueshme të konsumit privat, investime, marrëveshjeve të eksportit dhe importit”, thotë Andi Aranitasi, përfaqësuesi i BERZH për Maqedoninë e Veriut në një intervistë për MIA-n, e cila do të botohet e plotë.

Në raportin e fundit, BERZH ka bërë rishikim në rënie me 1.5 për qind të BPV-së për këtë vit ose 2.5 për qind deri vitin e ardhshëm krahasuar me parashikimin në maj. Pastaj banka parashikoi rënie të ekonomisë sonë prej 3.5 për qind në vitin 2020 dhe rritje prej 5.5 për qind në vitin 2021.

“Ndikimi i krizës në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të shkaktojë një rënie prej 5.1 për qind këtë vit si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit (veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi), çrregullime në zinxhirët globalë të furnizimit dhe rënies së investimeve të huaja drejtpërdrejta dhe nga vendet e huaja. Rritja pritet të arrijë 3.4 për qind gjatë vitit të ardhshëm”, qëndron në Raport.

Nga vendet në rajon, rënie më të madhe ekonomike prej nëntë për qind këtë vit, sipas BERZH, do të ketë Shqipëria dhe Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe Maqedonia e Veriut me -5 për qind dhe Serbia me -3,5 për qind.

Për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon rritje ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe BeH me tre për qind, Shqipëri me 4,5 për qind, Kosovë me 4 për qind dhe Malin e Zi me 5 për qind.

Marketing