Besa Arifi: Nëse ka amnisti për 27 Prillin kjo duhet ta përfshijë dhe rastin e Kumanovës

Në emisionin 360° në Alsat M e ftuar analistja Besa Arifi juriste e njohur.

Marketing

Duke folur për temën e 27 Prillit tha: “Çdo her kur flitet për amnisti për krahasim jo rastësisht merret konflikti i vitit 2001 por kjo është krejtësisht gabim sepse këto dy raste nuk kanë asgjë të përbashkët.

Në vitin 2001 kishim një konflikt të armatosur dhe i cili përfundojë me një marrëveshje, nëse duhet të bëjmë krahasime atëher rastë që ka elemente të ngjajshme me 27 prillin është Rasti i Kumanovës dhe nëse do të ketë amnisti kjo duhet të vlej edhe për Rastin e Kumanovës sepse në të dy rastet kemi të bëjmë me kualifikimin “rrezikim terorist i rendit kushtetues”.

Arifi më tej tha se si juriste nuk mund ta arsyetoj asnjë llojë amnistie por në aspekt politikë nëse duhet të falen të akuzuarit e 27 Prillit atëher kjo falje duhet të përfshij edhe Rastin e Kumanovës- tha Arifi. Më parë edhe Ziadin Sela kishte kërkuar të njejtën duke arsyetuar se për të ardhur deri te falje e 27 prillit më parë duhet të zbardhen shum taste të montuara si rasti i Sopotit, Liqeni i Smilkovës, Alfa, Rami Qerimi, Harun Aliu, “Shqiponja” dhe të njejtët të dëmshpërblehen dhe sigurisht falja duhet të vlejë dhe për rastin e Kumanovës,pastaj mundë të flasim.për falje të 27 prillit.