Lëvizja BESA e Bilall Kasamit ka goditur ministrin e Kulturës, Asaf Ademi.

“Kanë ngelur edhe katër muaj deri në festimin e “22 nëntorit” ditës së alfabetit shqip, shqiptarët dhe Manastirasit nuk do kenë mundësi për ta kremtuar këtë festë kaq të rëndësishme të shqiptarëve. Pas marrjes së postit të ministrisë së kulturës nga Asaf Ademi i cili cilësohet si ministër i LSDM-së, po punon permanent dhe vazhdimisht kundër shoqatave të pakta shqiptare.

Rasti më i kthjellët se ministri Ademi punon kundër shoqatave të pakta shqiptare është edhe rasti me shoqatën “22 nëntori” ku nuk janë lëshuar fonde për ta kremtuar ditën e alfabetit, ku gati çdo vit festohet në Manastir duke u bërë edhe traditë. Ndërprerja e financave dhe mos përfillja e shoqatave të pakta shqiptare, sidomos shoqatat nga Manastiri, prandaj Lëvizjen BESA, e cilëson këtë veprim si skandalozë dhe të pa përgjegjshëm. I bëjmë thirrje ministrit të LSDM-së Asaf Ademi të merr masat e nevojshme dhe të mos diskriminoj edhe ato pak shoqata shqiptare por përkundrazi, t’i përkrah dhe inkurajoi që ata të vazhdojnë me punë dhe aktivitet në interes të mbrojtës të identitetit dhe kulturë shqiptare, sidomos në qytetin e Manastirit. Nëse z.Ademi nuk ka aftësi për të udhëhequr këtë ministri le të jap dorëheqje dhe le t’i kthehet profesionit të tij të vjetër si elektro inxhinier, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.