BESA i thotë JO BDI-së për koalicion në zgjedhjet lokale

Sekretari gjeneral Arjanit Hoxha në një prononcim për mediat maqedonase, ka deklaruar se Lëvizja Besa, nuk bën dhe as nuk ka negociuar për një koalicion të mundshëm në zgjedhjet lokale. Hoxha ka thënë se Besa do të del e vetme në këto zgjedhje lokale.

Marketing

“Duhet të them se informacionet që kanë dalë në publik se do të bashkohemi me BDI-në janë spekulime. Ne nuk kemi mbajtur një takim dhe as nuk kemi negociuar për një koalicion me këtë parti. Pozicioni i partisë Besa është të shkojë në zgjedhje e vetme, jashtë koalicionit ku ishim për zgjedhjet parlamentare dhe jashtë çdo blloku tjetër. “Nëse një palë njeh një partner në ne, natyrisht, ne jemi të hapur për bashkëpunim,” tha Arjanit Hoxha nga Besa për A1ON.

Marketing