Agjencia e lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se Lëvizja Besa po mendon që për kandidat për të parin e Shkupit të nxjerë ministrin aktual të Bujqësisë, Arjanit Hoxhën.
Sipas informatave brenda partiake të Zhurnal, Hoxha do të ishte personi i duhur për t’i bërë ballë kryetarit aktual nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov i cili do të kandidojë edhe për një mandat tjetër.

Hoxha gëzon mbështetjen e plotë brenda partisë pas sukseseve që po korrë si ministër në Bujqësi.

Periudhën në vijim pritet dhe zyrtarizimi i kandidatëve nga radhët e Besës.

Artikulli paraprakBesimi: Ribalanci, përgjigje e nevojave reale
Artikulli tjetërBexheti: Jam përkrahës i projekteve dhe investimeve, të cilat janë nxitës për investitorët vendas