BESA: Shqiptarët të dalin në votim më 5 maj

Edhe Lëvizja Besa ka ftuar përkrahësit e saj dhe qytetarët shqiptarë që të dalin për të votuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. ‎

Marketing

Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se Lëvizja BESA, si një nga aktorët kryesorë politikë opozitarë, apelon që gjithë votuesit e Lëvizjes BESA, respektivisht qytetarët shqiptarë, të dalin më 5 maj dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale.

“E rëndësishme për Lëvizjen BESA është që Maqedonia e Veriut të zgjedhë një president dhe mos të krijohet krizë e re institucionale, gjë do ngadalësojë proceset integruese të shtetit drejt NATO-s dhe BE-së”,- theksojnë nga Lëvizja Besa.

Po ashtu, sipas kësaj partie, për shkak të delegjitimimit të faktorit politik shqiptar në qeveri, pavarësisht epilogut zgjedhor më 5 maj, Lëvizja BESA kërkon nga shumica parlamentare që menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që realiteti politik i përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të reflektojë edhe me mandatet e deputetëve shqiptarë në Kuvend.