Besar Guxhufi: Në Beshiktash arrita me punë, synoj Manchester Cityn

Është vetëm 17-vjeçar, por ka arritur të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me njërin ndër klubet më të mëdha në Turqi, Beshiktashin.

Marketing

Por, çfarë e bëri Besar Guxhufin të suksesshëm, sepse të rrallë janë ata që u vihet syri nga Beshiktashi?

Për TV21, Besari tregon se është puna, dhe përkushtimi maksimal në ndeshje, ajo që e ka bërë të arrijë këtu ku ka arritur, të luaj nën fanellën e Beshiktashit.

“Arrita te Beshiktashi me punë dhe duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Synoja të arrij nivel më të lartë dhe e arrita, por duhet të arrij nivel edhe më të lartë”, tha Guxhufi për TV21.

Por, a është kjo ëndrra që ai e ka pasur dhe ku e ka cakun?

“Mendoj se do të më japë dëshirën për sukses dhe do të vazhdojë të jap maksimumin në çdo ndeshje, sepse synoj të arrij më lartë. Dëshira ime është të luaj me Manchester Cityn dhe të luaj me lojtarin Neymar jr. Dhe, do të arrij me punë”, tha plot optimizëm, Besar Guxhufi.

Klubi i fundit për të cilin luajti Guxhufi në Maqedoninë e Veriut, është Bellasica, kurse del nga shkolla e futbollit të Vardarit ku ka luajtur në kategoritë e të rinjve.

Guxhufi më 17 maj mbushi 17 vjet, kurse në Turqi ai krahasohet me Elif Elmas.

Marketing