Besim Koka realizon takim pune me ministrin dhe zv ministrin e shëndetësisë Filipçe dhe Musa (FOTO)

Takimi i sotëm punues në bazën e Ndihmës së shpejtë mjekësore u zhvillua në prani të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendës ministrit të shëndetësisë, Dr. Asim Musa dhe drejtuesve të Shtëpisë së shëndetit Shkup, Dr. spec. Zlate Mehmedoviq dhe ekk. i Dipl. Besim Koka me rastin e realizimit të prokurimit të automjeteve të ndihmës se shpejtë.

Marketing

Shërbimi i Ndihmës së shpejtë mjekësore, si i vetmi për Qytetin e Shkupit dhe rrethinën, mundëson 24 orë kujdes shëndetësor në fushën e mjekësisë emergjente jashtë-spitalore dhe është linja e parë e dhënies së shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në fushën e situatave me rrezik jete.

Është me rëndësi të madhe të përmirësohet parku i autoambulancave NSHM, me 6 autoambulanca të reja, sepse shërbimi është i rëndësisë jetësore për qytetin, i cili përveç intervenimeve të përditshme dhe të shtyra në fushën e kujdesit shëndetësor, kryen edhe transport mjekësor në qytet, në shtet dhe jashtë vendit si dhe kujdes mjekësor për tubime me karakter të ndryshëm.

Përveç përmirësimit të shërbimit të autoambulancave, gjatë këtij muaji në rrjedhë është edhe procedura e punësimeve të reja, që paraqesin një freskim serioz të shërbimit, me të cilën do të arrijmë kryerjen profesionale dhe me kohë të veprimtarisë bazë, shërbim shëndetësor më të shpejtë dhe më cilësorë, si dhe intervenim sa më të shpejtë dhe më i saktë.