Besim Koka, simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës tek mbi 100.000 mijë pacientët në Shkup

Kishim dëgjuar prej kohësh për një emër të njohur që menaxhon me sukses shtëpin e shëndetit në Shkup, poliklinikat me të gjitha shërbimet shëndetësore: mjekë , pediatër, gjinekologe, rentgen, laborator biokimik, internist, mjekë për sy, dispenser për fëmijë, mjekë dermatolog, orl dhe shumë specialista tjerë si dhe repartin e ndihmës së shpejtë në Shkup.

Marketing

Ky është drejtori ekonomik i SHTËPISË SË SHËNDETIT- SHKUP, Besim Koka që ka studiuar në shkollat më të mira të menaxhmentit ekonomik dhe shëndetsor në Maqedoni.

Në punën e tij 10 vjeçare, pozita e drejtorit dhe profesioni e ka bërë një ekspertë të fuqishëm të menaxhmentit shëndetësor në Maqedoni, që vërehet edhe në praktik shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE.

Besim Koka, një drejtor i ri është rritur në qytetin e bukur të Shkupit,rrjedh nga një familje me tradita atdhetare dhe mbështetës të arsimit dhe kombit shqiptar, por mbi të gjitha njihen për bujarinë e humanizmin që e karakterizon familjen Koka nga Shkupi.

Ndërkohë, Shtëpia e shëndetit në Shkup frymon edhe shqip, falë vizionit dhe vendoshmërisë të drejtorit ekonomik, Besim Koka nga Shkupi shkruan portali, AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Një intelektual i ri,me eksperiencë, por në karakter i palëkundur që ti përballoj të gjitha sfidat e postit të drejtorit, arriti që në afat rekord “Shtëpia e Shëndetit-SHKUP” të frymon shqip, duke punësuar mjekë shqiptar, infermiere, laborant dhe personel tjetër ndihmës. Dy gjuhësia realizohet.

Por drejtori KOKA në Shtëpin e Shëndetit-SHKUP erdhi nga Ish Spitali i Qytetit në Shkup që mban emrin KLINIKA UNIVERSITARE PËR SËMUNDJE KIRURGJIKE “SHËN NAUM OHRIDSKI”. Edhe në institucionin e mëparshëm arriti që të punësuarit shqiptar ti faktorizoj, dhe në maksimum tju ndihmoj pacientëve shqiptar hallexhinjë.

Mirëpo aktualisht cdo kush nga pacientët që ka hallë apo problem me shërbimet shëndetësore në SHTËPIN E SHËNDETIT -SHKUP, në cdo kohë drejtori Besim Koka ju del në ndihmë me ekipin e tij profesional, që në afat rekord të marrin shërbimin e duhur shëndetësor konformë legjislaturës së parapar nga Fondi për Shëndetësi dhe Ministria e Shëndetësisë.

Puna e palodhshme e tij disa vjecare dhe përkushtimi i stafit mjekësor të SHTËPISË SË SHËNDETIT-SHKUP , teknologjia e avancuar kohën e fundit, si dhe kushtet më të mira për shërbimet e ofruara, kanë bërë që brenda një kohë të shkurtër, Shtëpisë së Shëndetit Shkup bashkë me poliklinikat, me mijëra pacientë t’ë marrin shërbime dhe ti besojnë për shëndetin e tyre, shkruan portali, AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.