Besimi, Gir dhe ministrat resorialë në takim në lidhje me Programin për reforma ekonomike 2021 – 2023

 Me anë të 20 masave reformuese mbi shëndetësinë arsimin, mbrojtjen sociale, tregun e punës, zvogëlimin e ekonomisë gri, përmirësimin e klimës afariste, inovacionet, transformimin dixhital, energjetikën, transportin dhe bujqësinë në kuadër të Programit për reforma ekonomike 2021 – 2023 do të punohet në drejtim të proceseve kryesore reformuese në vend, që do të intensifikojnë dialogun me Bashkimin Evropian. Fokusi i Programit të ri për reforma ekonomike, përgatitjen e të cilit e koordinon Ministria e Financave do të jetë ballafaqimi dhe tejkalimi i pasojave të krizës të shkaktuar nga Covid – 19, si dhe vendosja e bazave për rritjen ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme, ekonominë e gjelbër, dixhitalizimin e proceseve dhe përmirësimin e të gjitha proceseve dhe situatave në shoqëri.

Marketing

Sot, në Ministrinë e Financave u mbajt një takim midis ministrit të Financave Fatmir Besimi, ambasadorit të BE-së në vend Dejvid Gir dhe ministrave resorialë me qëllim që të shqyrtohen masat reformuese të cilat do të zbatohen. Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Bitiqi, ministri i Ekonomisë – Bekteshi, ministri për Shoqëri informatike dhe administratë Shaqiri, ministri i Transportit dhe lidhjeve – Boçvarski, ministrja e Arsimit – Caroska, ministrja për Punë dhe politikë sociale – Shahpaska, ministri i Shëndetësisë Filipçe, drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik – Petrov, drejtori i Agjencisë për punësim Demiri dhe drejtori i Byrosë për furnizime publike Haxhiev.

Në këtë takim u theksua se përveç faktit që po ballafaqohemi me krizën shëndetësore dhe ekonomike, tani është momenti i vërtetë për krijimin e reformave sepse lehtësisht dalin në pah pikat kritike, si dhe se është e domosdoshme të shikohet përpara që të ndërtohet një shoqëri rezistuese dhe e qëndrueshme.

Ministri i Financave Besimi, theksoi se planifikimi afatgjatë dhe vendosja e kornizës shumëvjeçare në drejtim të Programit  për reforma ekonomike është e domosdoshme për arritjen e rezultateve më të mira. Ai tha gjithashtu se është e domosdosshme që të shqyrtohet dhe planifikohet në periudhë afatgjate është e nevojshme që të merret parasysh edhe efekti i përgjithshëm i masave dhe reformave ndaj shoqërisë.

Ministri i Financave potencoi edhe se me Ligjin e ri për buxhete me të cilin parashihet buxhetimi afatmesëm do të të tejkalohet mospërputhja ndërmjet Programit për reforma ekonomike, i cili përfshin kornizë afatmesme dhe kornizë fiskale njëvjeçare të buxhetit, që ka një rëndësi të veçantë për një realizim më të mirë të masave.

Në këtë takim u tha se gjatë javës së ardhshme Programi për reforma ekonomike do të dorëzohet në Komisionin evropian në kuadër të afateve të parashikuara.