Besimi-Gir: Javën e ardhshme arrin transha e parë prej 80 milionë eurove nga BE-ja

Javën e ardhshme do të transferohet transha e parë në vlerë prej 80 milionë euro, nga gjithsej 160 milionë euro ndihmë makrofinanciare nga Bashkimi Evropian për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi i koronës. Kjo u theksua në takimin e parë zyrtar të ministrit të Financave Fatmir Besimi me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Marketing

Përveç kësaj, Bashkimi Evropian në kuadër të Marrëveshjes për rezidencë siguroi 40 milionë grant mjete. Këto mjete do të destinohen për linja të reja kredie pa interes dhe grante për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe grant për mbështetje të personave të papunësuar.

Në këtë takim, ministri i Financave theksoi angazhimin e fortë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmërinë për zbatimin e reformave që do të na afrojnë në arritjen e këtij qëllimi.

“Eurointegrimet do të ofrojë mundësi për rritje më të lartë. Ne jemi tërësisht të përkushtuar për forcimin e këtij angazhimi strategjik duke vendosur baza të forta që do të mundësojnë zbatimin e reformave kyçe. Menaxhimi efikas dhe efektiv i financave publike është kusht për anëtarësimin e vendit në BE dhe ne aktualisht jemi përqendruar në krijimin e një sistemi që do të mundësojë planifikimin strategjik afatgjatë të buxhetit dhe vlerësimin e rezultateve përmes treguesve të performancës. Ne jemi veçanërisht të përkushtuar në zbatimin e reformave strukturore që synojnë përmirësimin e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të punës dhe brenda procesit të përgatitjes së Programit për reforma ekonomike si parakusht për menaxhimin e përmirësuar ekonomik i cili është një nga bazat në procesin e eurointegrimve evropiane”, ka thënë Besimi, informojnë nga MF.

Marketing