Besimi në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare të “Nënë Terezës”: Me Strategjinë “SmartER Growth” për të dyfishuar rritjen ekonomike

“Qëllimi ynë kryesor është që, në planin afatmesëm, të përshpejtojmë rritjen ekonomike nga 2 – 2.5% në dekadën e fundit në 4 – 5% rritje mesatare vjetore në pesë vitet e ardhshme. Ne do ta arrijmë këtë përmes Strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar – SmartER Growth dhe  buxheti i vitit 2021 është pjesë integrale”, tha ministri i financave, Fatmir Besimi në konferencën e katërt ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Nënë Tereza, ‘Si deri tek zhvillimi i qëndrueshëm”.
“Tani gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, mbështetja e sektorit privat dhe mbrojtja e vendeve të punës. Këto janë përparësitë e vendosura nga shtylla e parë e Strategjisë për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe Rritjen e Shpejtuar – SmartER Growth. Shtylla e dytë e Strategjisë “Rritja e përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme ekonomike” përqendrohet në qeverisjen e mirë, stabilitetin makroekonomik dhe financiar, zhvillimin rajonal lokal dhe të ekuilibruar, mjedis të shëndetshëm dhe digjitalizimin e ekonomisë. “Shtylla e tretë përqendrohet në forcimin e konkurrencës së sektorit privat dhe shtylla e katërt përqendrohet në investim në kapitalin njerëzor”, tha Ministri, duke shtuar se politikat dhe masat e zbatuara në bazë të Strategjisë do të arrijnë qëllimin e një rritje më të shpejtë dhe të qëndrueshme ekonomike.
Në Konferencë u drejtua gjithashtu nga Rektori i Universitetit, Aziz Pollozhani, i cili iu referua nevojës për forcimin e kapitalit njerëzor, si një faktor kryesor në arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm.