Besimi në takim me OEM: Do të vendoset skema e garancisë shtetërore, kalendari tatimor dhe fatura elektronike

Vendosja e skemës së garancisë shtetërore, kalendarit tatimor, faturës elektronike, janë disa prej kërkesave që ministri i Financave Fatmir Besimi, gjatë takimit me Odën Ekonomike të Maqedonisë u premtoi biznesmenëve që do t’i realizojë në periudhën e ardhshme.

Marketing

Biznesmenët kërkuan qasje më të lehtë në kapital, veçanërisht tani në kushte të krizës ekonomike botërore, kur ajo është e kufizuar. Ministri i Financave Besimi theksoi se përmes skemës së garancisë shtetërore do të përmirësohet në mënyrë të dukshme qasja në kapital, kështu që shteti me 10 milionë euro garanci, firmave do ua lehtësojë ngritjen e kredive nga bankat komerciale. Siç paralajmëroi ministri, ky projekt duhet të realizohet deri në fund të vitit.

Sa i përket rregullativës tatimore, komuniteti i biznesit kërkoi parashikueshmëri më të madhe përmes vendosjes së kalendarit tatimor, me ç’rast për një periudhë më të gjatë kohore do të dihen paraprakisht ndryshimet që shteti do të kryejë në rregullativën tatimore. Ministri i Financave theksoi se kjo është një kërkesë e pranueshme dhe se një nga angazhimet sa i përket këtij mandati katërvjeçar do të jetë parashikueshmëria më e madhe tatimore. Por, gjithashtu tha se në kohë krize, ndonjëherë nevojiten veprime të shpejta që kuptohet se do të ishin në interesin e biznesmenëve.

Ai njoftoi se detyrimet parafiskale, katër vitet e fundit do të ulen për 75%.

Lidhur me kërkesën për faturë elektronike u theksua se në kuadër të Ministrisë së Financave, tashmë janë realizuar takime pune në lidhje me mundësinë e zbatimit praktik. Në vazhdim, ligjet relevante do të shqyrtohen dhe do të përgatitet një draft rregullore në lidhje me komunikimin elektronik, dorëzimin, bartjen dhe pranimin e faturave elektronike.

Ministri i Financave theksoi se këto takime me odat ekonomike janë të domosdoshme. Në këtë mënyrë, dalin në pah nevojat reale dhe problemet e ekonomisë. Ai theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me sektorin e biznesit është i domosdoshëm edhe gjatë kohës kur ekonomia është në gjendje të mirë dhe veçanërisht tani gjatë krizës më të madhe ekonomike globale në dekadat e fundit është thelbësore dimensionimi i politikave dhe masave reale që do të përshtaten me nevojat reale të ekonomisë. Ai njoftoi se dialogu ndërmjet ministrit të Financave dhe odave do të vazhdojë edhe me odat ekonomike që përfaqësojnë kompanitë në vend.

Marketing