Besimi: Pakoja e pestë e masave është për revitalizimin dhe zhvillimin e ekonomisë

Masat nga pakoja e pestë parashikojnë grante për rezultate pozitive ekonomike, mbështetje financiare për eksportet, rritje të ndjeshme për qasje në kredi dhe mjete likuide përmes fondeve – domethënë një seri masash që do të mbështesin komponentin e zhvillimit dhe do të gjenerojnë rritje, shkruan në kolumnën e tij Ministri i Financave Fatmir Besimi. Ai thekson se pakoja ee re e masave, e cila duhet të miratohet së shpejti, tani më synon revitalizimin dhe zhvillimin.

Marketing

Pakoja e pestë e masave anti-krizë u krijua duke u bazuar në synimet për të inkurajuar rezultate pozitive të biznesit, për të mbështetur aktivitetin e eksportit, për të mbështetur qasjen e kompanive deri tek kapitali, për të inkurajuar aktivitetin e investimeve, për të përmirësuar konkurrencën, investimet në kapitalin njerëzor, dixhitalizimin dhe investimet në inovacion dhe zhvillim, dmth të mbështesim revitalizimin dhe zhvillimin – shkruan Besimi.

Ai thekson se periudha ardhshme do të përqendrohet në tre qëllime kryesore: ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, sigurimet sociale dhe mbështetjen e ekonomisë. Ai potencon se politika fiskale është e përqendruar në këto sfera, kështu që në buxhetin e vitit 2021 janë ndarë mbi 640 milion euro për shëndetësinë, rreth 1.5 miliardë euro për mbështetjen sociale dhe mbi 1.4 miliardë euro për të mbështetur zhvillimin ekonomik

Marketing